Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rinovimi mbetet në “ajër”, Mourinho transferon të besuarin e tij në Romë

David De Gea dhe Manchester United ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i takon rinovimit të kontratës. Portieri është duke zhvilluar sezonin e fundit nën kontratë me “Djajtë e Kuq” dhe për momentin refuzon të nënshkruajë një të re me zbritje të rrogës.

Nga ana tjetër, United nuk është i bindur nga performancat e spanjollit dhe ngërçi ka pushtuar tratativat. Në këtë mes, i gatshëm është të përfitojë Jose Mourinho. Luzitani i njeh mirë cilësitë e De Geas pasi kanë punuar së bashku në kohën kur Mourinho drejtonte Manchester United. Sipas “Fichajes” gardiani 32-vjeçar po studion mundësitë e merkatos dhe verdhekuqtë janë në horizontin e spanjollit.

Lexo edhe:

Për Romën do të ishte një operacion me shumë leverdi pasi mund të transferojë me kosto zero një prej më të mirëve në rolin e tij, teksa një faktor plus është Mourinho. Edhe pse, për kryeqytetasit sërish nuk do të jetë e lehtë pasi për De Gean ka sondazhe edhe nga PSG apo Juventus.

Lajme të tjera

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...