Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Roveshata e Garnachos, Ten Hag: Është ende herët, por mund të them që është goli i sezonit

Manchester United mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Everton mbrëmjen e së djelës, por vëmendje më të madhe se vetë rezultati mori goli i Alejandro Garnacho-s.

Sulmuesi 19-vjeçar i “Djajve të Kuq” shënoi me një roveshatë që i mahniti të gjithë, ndërsa rrëmbeu kryetitujt e medieve botërore të sportit.

Lexo edhe: 

Duke komentuar pikërisht atë “kryevepër” pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, u shpreh se ndonëse është ende herët, realizimi i Garnacho-s mund të jetë goli i vitit.

“Një gol i pabesueshëm, i klasit botëror. Është ende herët, por tashmë mund të konsiderohet si goli i sezonit. Nuk është hera e parë që unë kam parë një gjest teknik të tillë, por nëse do të arrijë nivelet e Rooney-t dhe Ronaldo-s, do të duhet të shënojë 20-25 gola në çdo sezon. Nuk është e lehtë, duhet punë e vështirë, por ai ka të gjithë potencialin për ta bërë këtë”-deklaroi Te Hag.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...