Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rrezikon El Clasicon, dëmtimi i mesfushorit shqetëson Xavin

Barcelona arriti një fitore emocionuese dhe të rëndësishme kundër Celta Vigos. Skuadra galiciane po kryesonte 0-2 deri dhjetë minuta përpara fundit, por kampionët e Spanjës përmbysën gjithçka.

Lewandowski (2x) dhe Joao Cancelo shënuan tre gola brenda tetë minutave. Dhe Barcelona kryeson përkohësisht La Ligan bashkë me Gironan. Në pritje të derbit Atletico Madrid-Real Madrid (SuperSport 2, 21:00).

Lexo edhe:

Xavi u shpreh i pakënaqur me lojën, por shumë i lumtur me karakterin e djemve të tij, të cilët realizuan një përmbysje të çmendur atëherë kur nuk besonte më askush.

Por ka edhe një lajm të keq, që shqetëson jo pak teknikun e skuadrës katalanase. Frenkie De Jong u dëmtua dhe doli nga fusha në pjesën e parë. Duke u zëvendësuar me Gavin.

Shtypi iberik shkruan se mesfushori holandez ka lënduar kyçin e këmbë. Dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.

De Jong rrezikon në këtë mënyrë El Clasicon me Realin e Madridit, që do të zhvillohet në datën 28 tetor, në “Estadio OlImpico”.

VIDEO/ Celta pëson 3 gola për 8 minuta, “remontada” e pabesueshme e Barcelonës

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...