Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sabattini “shigjeton” Mourinhon: Tani nuk mund të fshihesh më!

Lajm i ditës nga futbolli italian është pa dyshim transferimi i Romelu Lukakut te Roma. Verdhekuqtë po bëjnë goditjen e madhe të merkatos, pasi sulmuesi belg, tashmë i konfirmuar prej disa sezonesh në elitë e futbollit italian, ishte më pranë Juves apo qëndrimit tek Interi.

Walter Sabattini, ish-drejtor sportiv tek skuadra kryeqytetase, në një prononcim për “Gazzetta dello Sport” e pranon se firma me Lukakun është një goditje e madhe për Romën.

“Goditje e madhe, nuk ka dyshim. Lukaku është një lojtar që kur është mirë, mund të bëjë i vetëm sulmin. Në letër, me Dybalan mund të formojë një dyshe të jashtëzakonshme, sepse integrohen mirë për sa i përket cilësisë”.

Lexoni edhe:

Para se të siguronte shërbimet e belgut, Mourinho e gjykoi Romën si ekip mes vendit të pestë dhe të tetë. Sabatini, pas blerjes së ish-it të Interit, mendon kështu: “Nuk do të flisja kurrë për lojtarët e mi në këtë mënyrë, por ai është i tillë, ne e njohim. Megjithatë, me ardhjen e Lukakut, ai nuk do të mund të fshihet më: Roma duhet të të jetë në gjendje të luftojë për vendet e para”.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...