Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Scholes rikthehet të kritikojë United: Kush mban përgjegjësi për merkaton e kaluar? Në fund e pëson trajneri

Paul Scholes, legjenda e Manchester United rikthehet të kritikojë ish-klubin e tij në lidhje me transferimet e kryera në merkaton e kaluar. Ish-mesfushori ngre pikëpyetje mbi transferimin e Jadon Sancho dhe Raphael Varane ndërsa ka dyshime edhe në lidhje me kalimin e Casemiros në fundin e merkatos duke u shprehur se ndoshta mesfushori nuk ishte një dëshirë e trajnerit Erik ten Hag.

“Manchester United shpenzoi një shumë të madhe parash tek Jadon Sancho në merkaton e kaluar, ai nuk e kishte provuar ende veten në një ligë kryesore. Pastaj në lidhje me Varane, pse një klub i madh si Real Madrid duhej ta linte të largohej?

Dhe, në fakt sezonin e kaluar, Varane nuk ishte në gjendjen e duhur, United nuk bëri mirë në merkaton e kaluar dhe më vjen habi sepse askush nuk klub nuk mbajti përgjegjësi. Më vjen habi edhe me Casemiron këtë merkato. U mbyll gjithçka brenda dy ditëve dhe dyshoj nëse ishte një lojtar i kërkuar nga ana e trajnerit Ten Hag. Te United shpenzojnë shuma të mëdha, bëjnë kontrata të gjata dhe në fund askush nuk mban përgjegjësi. Në fund, trajneri e pëson”, u shpreh Scholes.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...