Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Shakira, ofertë milionere Piquesë, arsyeja e fortë e refuzimit të futbollistit

Një vit i pafat për çiftet e njohura të botës së futbollit. Para Francesco Tottit dhe Ilary Blasit, bënë lajm Shakira dhe Gerard Piqué, të cilët njoftuan ndarjen muajin e kaluar, duke nxitur shumë hamendësime. I fundit ka të bëjë me marrëveshjen e ndarjes dhe ofertën që këngëtarja kolumbiane i ka bërë mbrojtësit të Barcelonës për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas 12 vitesh dashuri dhe dy fëmijëve, Sasha dhe Milan. Një ofertë që, sipas medieve spanjolle, është shumë e leverdishme për Piquenë, por që 35-vjeçari katalana e ka refuzuar për një arsye shumë specifike.

Shakira thuhet se i ka bërë një ofertë miliona dollarësh Piquésë, të cilën ai e ka refuzuar në mënyrë të prerë. Këngëtarja nga Barranquilla ka kërkuar të marrë përgjegjësinë e plotë për fëmijët, që sipas propozimit të saj duhet të zhvendosen në Miami. Piqué do të lejohej të kalonte verën me ta dhe të fluturonte në Florida pesë herë në vit në klasin e parë, me biletat të paguara nga Shakira. Jo vetëm kaq: 45-vjeçarja ka pranuar të mbulojë edhe 20% të borxhit të lojtarit, që shkon në rreth 2.5 milionë euro, të akumuluar për shkak të problemeve ligjore në Spanjë.

Pique as që do t’ia dijë për ofertat e Shakirës kur bëhet fjalë për vendin ku do të jetojnë fëmijët, ndërkohë që avokatët i janë rikthyer punës për një propozim të ri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...