Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Skema 4-3-3 idealja për ne, mendojmë vetëm për ndeshjet tona!

Një fitore me shumë peshë, kështu e cilësoi trajneri i Kukësit Orges Shehi, suksesin e skuadrës së tij ndaj Partizanit në kryeqytet. Në Supersport Shehi theksoi se Kukësi nuk mendon për rezultatet që regjistron Tirana, por vetëm për ndeshjet e veta.

“Fitore e rëndësishme, ishte një nga pengesat tona më të vështira për objektivat. E interpretuam mirë lojën dhe i vumë gishtin kokës për të konkretizuar rastet, pasi futbolli është vrasës. Jemi fokusuar vetëm tek ndeshjet tona, këtë do të bëjmë edhe në vazhdim.

Goli i pësuar? E pësuam golin ngaqë e quajtëm rezultatin 3-0 të mbyllur. Nuk zbritëm të gjithë, u vendosëm keq, por është pjesë e rezultatit. Nuk duhet të ndodhte, futesh në panik dhe shtohet konsumi, por ndodh.

Goli i anuluar? Më erdhi pak keq nga ekzekutimi. Rroca është efikas nga ai pozicion, më vjen keq, por gjyqtari i ra bilbilit përpara se të niste loja. Në bazë të kundërshtarit bëhen zëvendësimet. Limaj ka ardhur vonë, mendoj se skema 4-3-3 na përshtatet dhe shprehemi më mirë, ky është mendimi im. Duhet t’i fitojmë ndeshjet dhe na duhet të jemi ofensivë, por pa e humbur ekuilibrin“, përfundon trajneri i Kukësit.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...