Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehu: Me trajnerin e kaluar nuk u përshtatëm si duhet, te Laçi nuk ka eurofi

Julian Shehu ishte në një intervistë në emisionin ‘Gol pas Goli”, ku foli për fitoren e parë të laçit dhe deklaroi se skuadra nuk arriti të përshtatet si duhet me trajnerin malazez Vukiçeviç.

“Vinim nga një moment shumë i vështirë dhe donim të reagonim e të kthenim situatën në favorin tonë. E dinim që Kastrioti ka armën më të fortë agresivitetin dhe u munduam t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Për fat të mirë ia dolëm të marrim tre pikët, falë forcës dhe karakterit që treguam.

Nuk di të them se çfarë ndodhi pas paraqitjes në Europë, por edhe fatin nuk e patëm me vete. Ne jemi profesionistë dhe japim maksimumin me çdo trajner që kemi në krye, por përshtatja nuk është gjithmonë e njëjtë. Thjesht ka qenë çështje përshtatjeje me trajnerin që kaluam. Te laçi nuk ka vend asnjëherë për eufori”, tha ndër të tjera Julian Shehu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...