Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija dhe Struga eliminohen nga Kupa, Shkupi feston me “poker”

Shkëndija e Tetovës dhe Struga, skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut, eliminohen nga Kupa në raundin e 1/8-ve. Ndërkohë që Shkupi kalon në çerekfinale falë suksesit 4-0 përballë Ohrid.

Kuqezinjtë e Shkëndijës u mposhtën 3-2 në transfertë nga Rabotnicki. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Stojanovskit, por Shkëndija përmbysi rezultatin në pjesën e parë. Falë golave të Cakes dhe Elezit.

Gjithsesi, skuadra shqiptare nuk e menaxhoi avantazhin dhe u përmbys nga realizimet e Gandos dhe Mazarit.

Lexo edhe:

Jashtë Kupës së Maqedonisë së Veriut edhe Struga, që e mbylli në barazim 0-0 derbin e Liqenit kundër Voska Sport. Skuadra nga Ohri iu fal penalltive për të vijuar rrugëtimin në fazën çerekfinale.

Feston me “poker” Shkupi. Bardhekaltrit mposhtën 4-0 Ohrid, duel ku golat e kryeqytetasve u shënuan nga Dudu, Trapanovski, Queven dhe Mladenovski.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...