Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëri-Kili/ Befason Gareca, nuk fton sulmuesin për shkak të… gjuhës!

Ricardo Gareca publikoi të premten listën e Kilit për dy miqësoret kundër Shqipërisë (22 mars) dhe Francës (26). 66-vjeçari vjeçari do të debutojë në pankinën e La Roya pikërisht përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Duel i programuar të zhvillohet në Itali, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës. Që do të transmetohet në SuperSport/DigitAlb duke nisur nga ora 20:45.

Debuton kundër Shqipërisë, 66-vjeçari publikon listën e Kilit

Pasi la jashtë Gary Medel (zgjedhje teknike) dhe Arturo Vidal (i sapo kthyer nga dëmtimi), trajneri i Kilit vendosi të mos grumbullonte as Ben Brereton Diaz.

Sulmuesin e majtë që luan në Sheffield United në Premier League, aty ku u huazua në ditët e para të janarit nga spanjollët e Villarealit.

Shkaku? 24-vjeçari i lindur në Angli, nuk di të flasë spanjisht! Dhe kaq mjafton që të mos jetë pjesë e kombëtares së origjinës (27 ndeshje dhe 7 gola).

Lexo edhe:

Ai thirret rregullisht nga Kili prej dy vitesh. Ka patur kohë të mjaftueshme të mësonte spanjishten. Nëse ka vërtetë interes të luajë me ekipin kombëtar, le të mësojë gjuhën.

Më ka befasuar shumë fakti që ai nuk flet spanjisht! Sigurisht që nuk është pengesë, por unë dua që Ben të nisë mësimin e gjuhës.

Pasi komunikimi është thelbësor, brenda dhe jashtë fushës”, bëri të qartë Gareca, i cili do të përjetojë ndeshjen e parë si trajner i Kilit kundër Shqipërisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...