Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Skandali i basteve, Zaniolo e Tonali mes lotësh: Kemi luajtur vetëm poker dhe blackjack

Skandali i basteve, Zaniolo e Tonali mes lotësh: Kemi luajtur vetëm poker dhe blackjack
Skandali i basteve, Zaniolo e Tonali mes lotësh: Kemi luajtur vetëm poker dhe blackjack

Skandali i basteve ka prekur edhe Kombëtaren italiane, teksa dy futbollistët Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë larguar nga grumbullimi, pikërisht për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Dy futbollistëve u është gjetur emri në telefonin e mesfushorit të Juventusit Faggioli, i cili gjithashtu po hetohet për përfshirje në skandalin e basteve, pasi ka luajtur vetë në platforma ilegale.

Mediat italiane raportojnë se Zaniolo e Tonali janë larguar mes lotësh nga grumbullimi dhe u kanë treguar familjarëve se kanë luajtur vetëm poker dhe blackjack në platformat ilegale të basteve, duke mos u përfshirë asnjëherë në parashikimine ndeshjeve.

Lexo edhe:

Çështja është nën hetim, megjithatë media italiane raporton se edhe futbollistë të tjerëë të Serisë A janë të përfshirë në këtë skandal, teksa bëhet fjalë për një tjetër lojtar të Juves, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por edhe një lojtar të Romës.

Në ditët e ardhshme pritet të ketë të tjera befasi, që mund të tronditin jo pak futbollin në Itali, teksa futbollistët e përfshirë në luajtjen e basteve sportive rrezikojnë pezullime të rënda, që nisin nga disa muaj, në disa vite.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...