Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Duke marrë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan etj në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi sqaron se:

Që prej vitit të largët 2004, DigitAlb u krijua si një Platformë Televizive me një qëllim të vetëm, atë të ruajtjes së Gjuhës Shqipe dhe bashkimit kulturor mes shqiptareve kudo në botë. Natyralisht kanalet Digit-Alb filluan distribucionin në Kosovë njëkohësisht me Shqipërinë duke mos njohur asnjë barrierë të kohës.

Fjalët “Bashkim Kombëtar” për ne në DigitAlb kanë qenë në qendër të vizionit dhe strategjisë sonë.
Ne jemi krenarë të themi që DigitAlb i ka paraprirë politikës dhe ekonomisë në shkrirjen e kufijve mes shqiptarëve. Mes Shqipërisë e Kosovës ka akoma kufij gjeo-politikë, po kufij kulturorë, gjuhësorë, sportivë e shpirtërorë nuk ka, dhe këtu Digitalb ka luajtur një rol kryesor.

Nisur nga spekulimet e ditëve të fundit, DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje.
Kompania po punon në këtë drejtim dhe të gjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me DigitAlb për këtë qëllim.

DigitAlb, 20 vjet pjesë e familjes mbarëshqiptare.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...