Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Statistikat e fazës së parë/ Superiorja e “zverdhur”, më shumë fitore për skuadrat “mike”

Kategoria Superiore mbylli fazën e parë teksa nga statistikat e regjistruara në 45 ndeshjet e para të sezonit rezulton se janë shënuar 83 gola me një mestare prej 1.84 për ndeshje. Sakaq, bie në sy fakti se tashmë në Superiore duket se është zbutur miti i “fushës” dhe statistikat zbulojnë se janë regjistruar më shumë fitore për skuadrat udhëtuese.

Kështu, 14 janë sukseset për ekipet vendase, 13 ndeshje janë mbyllur në barazim dhe 18 fitore kanë shkuar në favor të skuadrave udhëtuese. Ndërkohë, gjatë fazës së parë në Superiore, kartoni i verdhë është përdorur në 202 raste, me një mesatare ndëshkimi prej 4.4 për ndeshje. Nga ana tjetër, kartoni i kuq është përdorur vetëm në pesë raste pasi vetëm Tirana dy herë, Kukësi dy herë dhe Vllaznia një herë, janë penalizuar me masën ekstreme.

Nga ana tjetër, në këtë fazë të parë, VAR ka ndërhyrë në 13 raste ndërkohë që janë akorduar në total 10 penallti nga të cilat tetë kanë përfunduar me gol. Sa i përket golave nga goditjet standarte, në këtë mënyrë janë shënuar gjithsej 23 gola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...