Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Talenti i Bayernit te Reali? Presidenti qetëson tifozët bavarezë

Alphonso Davies është një nga objektivat e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm. Vetë 23-vjeçari i Bayern Munchen dhe kombëtares së Kanadasë, ëndërron që një ditë të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Agjenti i tij, Nedal Huoseh e ka shprehur disa herë publikisht dëshirën e “raketës” së krahut të majtë për t’u bashkuar me “Los Blancos” në të ardhmen.

Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me të…

Lexo edhe: 

Është normale që gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. Alphonso bisedon gjatë gjithë kohës me David Alaban. Kanë luajtur për tri vite te Bayerni, kanë shumë shoqëri me njëri-tjetrin.

Sigurisht që bisedat janë private, nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me të”.

Davies ka vendosur të mos rinovojë kontratën me rekordmenët e futbollit gjerman. Që i përfundon në verën e vitit 2025.

Në lidhje me interesimin e Realit të Madridit dhe faktin që nuk ka bisedime për rinovimin, ka folur së fundmi Herbert Hainer. Presidenti i Bayern Munchen ka një mesazh të qartë për lojtarin dhe spanjollët.

Davies është futbollisti ynë. Ai është pjesë e Bayern Munchen. Ka kontratë me ne deri në verën e vitit 2025”, theksoi shkurtimisht kreu i klubit bavarez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...