Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dita e dytë e grumbullimit të Kombëtares/ Plotësohet i gjithë grupi, Asllani i gatshëm të punojë me ekipin

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të martë seancën e dytë stërvitore, me ekipin që është i plotë tashmë për t’u përgatitur për ndeshjet e muajit nëntor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Skuadrës “kuqezi” i janë bashkuar pasditen e së hënës edhe Laçi, Mitaj, Berisha, Daku e Kastrati, të cilët nuk ishin në ditën e parë të grumbullimit në “Shtëpinë e Futbollit”, për shkak se nuk kishin mbërritur ende.

Lexo edhe: 

Gjendja e ekipit paraqitet e mirë, ndërsa të gjithë po punojnë së bashku, përfshirë edhe Kritjan Asllanin, që në ditën e parë zhvilloi stërvitje të diferencuar.

Rikujtojmë që i vetmi ndryshim në listën e trajnerit Sylvinho është Arlind Ajeti, i cili pësoi një dëmtim dhe do i humbasë këto dy ndeshje, ndërsa në vend të tij ekipit iu bashkua Kombëtares mbrojtësi i Lokomotiva Zagreb, Jon Mersinaj.

Më 17 nëntor, në orën 18:00 Shqipëria do të përballet në transfertë me Moldavinë, ndërsa më 20 nëntor në orën 20:45, Kombëtarja do të ndeshet në “Air Albania” me Ishujt Faroe, teksa “kuqezinjve” u duhet vetëm një pikë për të nisur “fluturimin” drejt Gjermanisë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Legjionarët

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...