Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Të magjepsur pas De Zerbit, një tjetër klub “big” pas trajnerit italian

Roberto De Zerbi është një nga trajnerët më tërheqës aktualisht në botën e futbollit. Stili që aplikon te Brighton ka tërhequr klube të mëdha të cilat mendojnë t’i dorëzojnë “çelësat” teknikut 44-vjeçar. Pas Barcelonës, në skenë shfaqet emri i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë rikthyer të vuajnë në këtë sezon vazhdimësinë e rezultateve në Premier League, aty ku mundësia për të prekur një nga katër vendet e para të kampionatit është minimale. Skuadra përfundoi gjithashtu e eliminuar në fazën e grupeve të Champions League dhe ideja për të larguar Erik ten Hag është më reale se kurrë më parë.

Lexo edhe:

Ndaj, mediat britanike theksojnë se Sir Jim Ratcliffe që sapo është bërë bashkëpronar i United, është i magjepsur nga puna e De Zerbit. Ratcliffe është i bindur se De Zerbi mund të prodhojë atë futbollin spektakolar për të cilin kanë nevojë spektatorët në Old Trafford.

Kjo tratativë për të transferuar De Zerbi në Manchester mund të lehtësohet edhe më shumë nga fakti se Dan Ashworth që e zgjodhi italianin për Brightonin, së shpejti do të bëhet drejtor sportiv i “Djajve të Kuq.

Lajme të tjera

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...