Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tirana zgjohet vonë, Ahmataj provon “shijen” e humbjes në Korçë

Skënderbeu arriti të triumfojë sërish, këtë herë me rezultatin 2-1 kundër Tiranës, duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve dhe duke rikthyer krizën e rezultateve te bardheblutë e kryeqytetit.

Në një nga sfidat më të rëndësishme të javës, interesi i tifozëve në shkallët e stadiumit nuk ishte në nivelet e pritshmërive, por loja në fushë ishte vërtetë interesante dhe e luftuar.

Korçarët arritën të zhbllokojnë sfidën që në minutën e 18’ me anë të sulmuesit kryesor të tyre, Blerim Krasniqi, gol ky që zgjoi Tiranën, me bardheblutë që u bënë më kërkues, por pa arritur të vënë në vështirësi serioze Koliçin.

Ky i fundit bëri disa pritje interesante, ndërsa shokët e tij të skuadrës tentuan të vënë në vështirësi kryeqytetasit me anë të kundërsulmit dhe pikërisht në një të tillë gjetën edhe golin e dytë me Ndecky në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Ishte një zbritje e shpejtë e Otto John, që hyri në zonë dhe shërbeu saktë për Ndecky, që gjuajti menjëherë dhe topi u përplas në traversë e ra brenda kuadratit të Likës, ndonëse më pas i rikthye sërish në duart e këtij të fundit.

Në minutën e tretë shtesë, bardheblutë arritën të shënojnë golin e nderit me anë të fantazistit shkodran Edon Hasani, por koha e mbetur nuk mjaftoi që djemtë e drejtuar nga Julian Ahmataj të shmangin humbjen.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Skënderbeun, që u ngjit në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Tirana nuk fiton prej 3 javësh dhe mbetet në kuotën e 19 pikëve, 3 pikë më pak se Partizani kryesues, që do të luajë të hënën me Laçin.

Abazaj e Rroca nderojnë Kukësin, Luftëtari humb dy pikë në fund

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...