Sandro Tonali arrin marrëveshjen me Newcastle. Mesfushori italian, i impenjuar tashmë me përfaqësuesen U-21 të Italisë në Europian, pritet të transferohet në Premier League.
Milani kërkon 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, që me këtë shifër mund të bëhet transferimi i tretë më i shtrenjtë nga Seria A në elitën e futbollit anglez pas Lukakut te Chelsea dhe Pogbasë te Manchetser United.
Përfaqësuesit e lojtarit kanë mbërritur në Londër dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “Magpies”.
Lexo edhe:
- Berlini gati për Lojërat Olimpike Speciale, Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë
- VIDEO/ Perla e Asllanit, goli i mesfushorit kuqezi në garë me yllin e Arsenalit
- Rekordmenët e Turqisë dhe surpriza e Qipros, zbuloni më tepër për kundështarët e Partizanit dhe Strugës
- “Asllani-Seferi super”, Sylvinho: Shpirt gare dhe unitet, kam lojtarë të fortë
Milani kërkon 80 milionë euro, Newcastle ofron 75 milionë. Palët nuk janë larg dhe në orët në vazhdim mund të vijë zyrtarizimi.
Tonali mësohet se do të fitojë 7-8 milionë euro në sezon.
“Po shisni shpirtin!”, është një nga reagimet me të ashpra të tifozërisë kuqezi, që nuk është dakord që të shitet një lojtar simbol i skuadrës.