Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tre kandidatë për të zëvendësuar Santos, mes tyre edhe ish-trajneri i Zvicrës

Në pritje të zyrtarizimit të shkarkimit të portugezit Fernando Santos, mediat polake kanë filluar të aludojnë edhe me emrat që mund të marrin drejtimin e Polonisë për ndeshjet e mbetura të eliminatoreve.

Kështu emri më i bujshëm është padyshim ai i Vladimir Petkovic. Tekniku 60-vjeçar boshnjak është i papunë që prej verës së 2022-shit, kur u largua nga francezët e Bordeaux dhe është gati të rikthehet.

Petkovic ka drejtuar përfaqësuesen zvicerane në periudhën 2014-2021 dhe ka bërë mjaft mirë, ndaj në Poloni shihet si njeriu u duhur për të rikthyer skuadrën te suksesi.

Lexo edhe:

Ndërkohë, emra të tjerë janë polakët Maciej Skorza dhe Marek Papszoun, të cilët shihen si zgjidhje të përkohshme për të përfunduar edicionin aktual.

Duhet theksuar se Polonia ka edhe tre ndeshje për të luajtur deri të fund të eliminatoreve, teksa shanset e kualifikimit ekzistojnë ende, por tashmë asgjë nuk është në dorën e tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....