Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Tym i bardhë”, Tottenhami pranon më në fund ofertën e Bayernit për Harry Kane

Bayerni i Munihut ka arritur më në fund të bindë Tottenhamin për blerjen e Harry Kane. Mediet në Gjermani dhe Angli raportojnë se oferta e kampionëve të Bundesligës ka shkuar në thuajse 110 milionë euro (95 milionë stërlina), kështu që drejtuesit e “Spurs”-ave nuk kanë pasur rrugë tjetër veçse ta pranonin atë.

Tani topi kalon në fushën Kane, që tani duhet të vendosë nëse do të bëjë apo jo këtë lëvizje.

30-vjeçari donte që situata të zgjidhej përpara ndeshjes hapëse të sezonit të Tottenhamit në fushën e Brentfordit, të dielën.

Lexo edhe:

Sulmuesi i “tre Luanëve” ka spikatur gjatë fazës parasezonale nën drejtimin e trajnerit të ri, Ange Postecoglou, dhe ishte gat të qëndronte, por pas një viti do të largohej me parametër zero.

Kane është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe Tottenhami ishte gati t’i ofronte një marrëveshje me kushte të reja, por në këtë drejtim nuk u bënë përparime.

Pranimi i ofertës së Bayernit (bavarezët detyruan ta rrisnin disa herë ofertën), ishte si përfundim zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...