Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vanoli “përjashton” Sofranac: Nuk e braktis anijen, gati ta drejtoj edhe në Kategorinë e Parë

“Nuk me pëlqen te flas për fatin ose mungesën e tij, por për çdo gabim, qoftë edhe minimal, jemi penalizuar shumë. Uroj që duke nisur nga nesër, gjërat të ndryshojnë për mirë. Mendoj që kjo skuadër meriton diçka më shumë për lojën që ka prodhuar. Sa i përket derbit, janë gjithmonë ndeshje speciale. Uroj të fitojmë edhe për presidentin, dua t’ia dhurojmë atij suksesin, sepse e di sa e vuan situatën e momentit.”

Këto janë fjalët e para të Rodolfo Vanolit, trajnerit të Dinamos, në prag të derbit me Partizanin, që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Trajneri italian shpreson që pikërisht në derbi të ndryshojë ecuria e rezultateve.

“Jemi me besim dhe të karikuar, besoj se do të bëjmë një paraqitje të mirë. Partizani është një ekip i madh dhe i rëndësishëm ne Shqipëri, ashtu si edhe ne. Kanë një trajner shume të mirë, por derbit janë ndeshje jo si të tjerat. Uroj që nga nesër të ndryshojë dhe ky rendiment negativ.”

Në lidhje me situatën e Sofranac, Vanoli shpjegoi:

“Sofranac s’është në gjendje të mirë fizike dhe mendore dhe nuk po tregon përkushtim ndaj fanellës. U ble si lojtar i rëndësishëm, por nuk ka treguar rezultate. Mendoj se kush e vesh ketë fanellë duhet ta dojë dhe ta nderojë. Sipas meje, kjo ndjenjë ka munguar tek ai. Mija është i ri, edhe të tjerët që janë lojtarë të së ardhmes së Dinamos unë nuk kam frikë t/i hedh në fushë. Me mua të rinjtë kanë luajtur gjithmonë. Për fat të keq i kemi provuar të gjitha por pa rezultat. Është një nga ato sezonet kur gjërat thjesht nuk ecin. Unë i shikoj lojtarët në stërvitje sesi përpiqen dhe më dëgjojnë. Ata duhet të vazhdojnë të përpiqen por uroj që goli të mos vijë atëherë kur të jetë shumë vonë.”

Mbijetesa për Dinamon praktikisht është si mision i pamundur dhe Vanoli premmton se do të ishte i gatshëm të punonte me “Nëndetësen” edhe në Kategorinë e Parë.

“Unë nuk e braktis anijen, nuk kam frikë nga Kategoria e Parë. Për mua është një sfidë personale, nuk bëhet fjalë për para. Nuk kam drejtuar kurrë një ekip në Serinë B, por këtu e ndiej si obligim të qëndroj. Besoj se më takon mua t’ia përcjell vlerat e klubit atyre që do të vijnë. Ata që janë pranë klubit e kanë kuptuar se ndryshimi ka filluar, për fat të keq mungojnë rezultatet dhe ato më penalizojnë. Besoj se sezonin tjetër dikush duhet të shikohet në pasqyrë para se të flasë për ne. Shpresoj që tifozët ta zerojnë atë çfarë ndodhi sivjet, sepse vetëm bashkë mund ta rindërtojmë Dinamon. Unë nuk jam nga ata që dorëzohem.  Nëse tifozët na bashkohen, besoj se mund të shkruajmë një faqe tjetër të historisë së Dinamos.”

 

 

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...