Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve me dy golat e tij.

Ndërkohë që Cole Palmer barazoi përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë. Sfida u mbyll me shtyllën e Armando Brojës, i cili nuk pati fat në goditjen me kokë në minutat shtesë.

Lexo edhe:

Bie Manchester City në “Villa Park”. Kampionët e Anglisë u thyen 1-0 nga Aston Villa, që siguroi tri pikë fantastike falë golit të Leon Bailey në minutën e 74’.

Skuadra e Unai Emery po kalon një formë të shkëlqyer, teksa sot regjistroi fitoren e 14-të radhazi në shtëpi.

Golat e Virgil Van Dijk, i pari për të për këtë sezon, dhe Dominik Szoboszlai i dhuruan Liverpoolit fitoren 0-2 në fushën e Sheffield United.

Sukses ky që ngjit skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 34 pikë. Dy më pak se Arsenali kryesues.

Feston edhe Brightoni pas triumfit 2-1 me përmbysje përballë Brentfordit.

“Manita” e pastër 5-0 e Fulhamit kundër Nottingham Forest, ndërkohë që Bournemouth siguroi tri pikë të arta në transfertën në Crystal Palace (0-2).

Premier League
Java e 15-të

MANCHESTER UNITED-CHELSEA 2-1 ( McTominay 19′, 69′ / Palmer 45′)

90+1′ Gjuan Armando Broja me kokë, shtylla i mohon golin sulmuesit shqiptar.

 

80′ Tjetër shans i artë për Garnachon, devijimi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

 

72′ United afër golit të tretë, shprdoron danezi Rasmus Hojlund.

 

69′ Goooooooooooool! 2-1 për United. Sërish skocezi Scott McTominay autori i golit për vendasit. 

 

61′ Provon braziliani Antony, topi devijohet në këndore.

 

55′ Garnacho dhuron spektakël në krah dhe i afrohet një eurogoli.

 

45′ Goooooooooool! Ekzekutim i zgjuar nga ana e Cole Palmer, i cili rikthen paraspeshën në “Old Trafford”. 

 

36′ Tjetër shans i artë për Chelsean, por Mykhailo Mudryk tregon egoist dhe gjuan keq. 

 

33′ Raheem Sterling nis Nicolas Jackson, por sulmuesi afrikan nuk arrin të mposhtë Andre Onanan.

 

32′ Scott McTominay nuk u beson syve, teksa portieri i Chelseat i mohon golin e dytë personal.

 

19′ Goooooooool! United kalon në avantazh falë golit të skocezit Scott McTominay.

 

19′ Vendasit pranë golit, Thiago Silva eviton rrezikun.

 

13′ Mundësi e shkëlqyer për Alejandro Garnachon, por 19-vjeçari bllokohet nga Robert Sanchez.

 

 12′ Gafë e Sofyan Amrabat, ukrainasi Mykhailo Mudryk ndalet nga shtylla. 

 

 9′ Gjuan Bruno Fernandes, pret portieri Robert Sanchez. Rezultati mbetet 0-0.

 

ASTON VILLA-MANCHESTER CITY 1-0 (Bailey 74′)

 

SHEFFIELD UTD-LIVERPOOL 0-2 (Van Dijk 37′, Szoboszlai 90+4′ )

 

BRIGHTON-BRENTFORD 2-1 (Gross 31′, Jack Hinshelwood / Mbeumo (pen) 27′)

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...