Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Der Klassiker ngjyroset verdhezi, Dortmundi fiton pas 10 vitesh në Bavari

Borussia Dortmund rikthehet të fitojë një ndeshje kampionati në “Allianz Arena” pas 10 vitesh. Ishte prilli i vitit 2014 kur thyhej 0-3 Bayerni (Mkhitaryan, Reus, Hofmann).

Verdhezinjtë mposhtën 0-2 Bayernin falë golave të sulmuesit Karim Adeyemit (10’) dhe norvegjezit Julian Ryerson (83’). VAR-i anuloi golin e Harry Kane në minutën e 89′.

Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Edin Terzic që renditet në vendin e katërt, duke qenë brenda objektivit Champions.

Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.

Bundesliga
BAYERN-DORTMUND 0-2 (Adeyemi 10′, Ryerson 83′)

83′ Diagonale e saktë e Julian Ryerson, 0-2 për Dortmundin. 

 

52′ Aksion i bukur i Dortmundit nga krahu i djathtë. Felix Nmecha del i lirë në zonë, super pritje e Sven Ulreich.

 

35′ Eric Dier nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë, shumë afër portës së Dortmundit. I jashtëzakonshëm Mats Hummels me ndërhyrjen e tij.

 

23′ Mundësi e shkëlqyer për Harry Kane. Krosim nga Joshua Kimmich, por bomberi anglez, si rrallëherë nuk tregohet i saktë me kokë.

 

10′ Kundërsulm i shpejtë i verdhezinjve, Karim Adeyemi finalizon saktë. duke kaluar Dortmundin në avantazh. 

 

FORMACIONET ZYRTARE

Der Klassiker premton spektakël këtë të shtunë (18:30) në “Digitalb”. Bayern Munich-Borussia Dortmund, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Bundesliga, do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Lexo edhe:

Trajnerët Tuchel dhe Terzic kanë vendosur si do zbresin në fushën e blertë ekipet e tyre.

Në këtë përballje titullar i portës për bavarezët do të jetë Ulreich, pasi Neuer është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...