Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Egnatia nuk dorëzohet as me 10 vetë, rrogozhinasit ndalin Dinamon

Nisi në dishezë sfida për Egnatian në shtëpi ndaj Dinamos duke qenë se rrogozhinasit mbetën me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Gëzim Krasniqit, i cili gaboi në një ndërhyrje në hyrje të zonës ndaj Patrik Bardhit. Sikur të mos mjaftonte ky penalizim, Egnatia nga kjo goditje dënimi pësoi golin. Agim Ibraimi ekzekutoi në perfeksion goditjen e dënimit duke mposhtur Pujën që nuk mund të bënte asgjë për të shmangur golin. Në vazhdim, rrogozhinasit provuan të reagonin me anë të Ademit dhe Maganit, megjithatë blutë rezistuan.

Ndërkaq, në minutën e 35, Egnatia pretendon për një penallti pas prekjes së topit me dorë nga ana e Samake, megjithatë arbitri Enea Jorgji vijoi lojën përtej protestive të vendasve. Sakaq, ky episod rëndoi nervat e tifozëve në Arena Egnatia të cilët në përfundim të pjesës së parë, kontestuan ashpër ndaj Jorgjit duke mos rezervuar edhe goditjet me sende të ndryshme. Madje, fillimi i pjesë së dytë u vonua me 15 minuta për shkak të tensioneve që vinin nga tribuna.

Gjithsesi, pjesa e dytë rifilloi, ndërsa vendasit ndryshuan fytyrë, ndërsa edhe pse me 10 vetë gjetën forcën për të reaguar dhe për të shënuar golin e barazimit. Samake gabon, ndërsa nga ana tjetër, përfiton Ademi që mposht portierin Simoni. Në vazhdim, të dyja palët e kërkuan fitoren teksa nuk munguan rastet për Denisson, Imerin apo edhe Pedro Auguston, megjithatë pas më shumë se 100 minutash të luajtura ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Kështu, Egnatia mbetet në vendin e nëntë me 16 pikë, ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në renditje.

Kronika e ndeshjes:

Përfundon sfida mes Egnatias dhe Dinamos me rezultatin 1-1

97′ Egnatia del në sulm me Pedro Augustin, braziliani godet nga distanca ndërsa Simoni tregon pasiguri me sferën që shkon në këndore

94′ Denisson lëviz bukur në hyrjen e zonës së Egnatias, sulmuesi gjen hapësirën për të goditur por është i pasaktë

87′ Kundërpërgjigjet Dinamo me anë të Mihanës, ky i fundit godet me kokë por gjen në pozicion portierin Puja

86′ Egnatia kërkon përmbysjen dhe i shkon pranë, por goditja e Isenit përfundon për fare pak jashtë kuadratit të Simonit

78′ – Reginaldo i afrohet golit, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe grushtohet nga Puja në këndore. Provon edhe Sidibe nga brenda zonës, por pa gjetur portën…

64′ – Pranë golit Dinamo,me Samake, që gjuan me kokë, por mbi kuadratin e Pujës

56′ – Gooool. Samake gabon duke humbur topin, që e merr Ademi, i cili hyn në zonë dhe mposht Simonin. Barazim 1-1 në Rrogozhinë…

Në Arena Egnatia ende nuk ka nisur ndeshja duke qenë se në fundin e pjesës së parë arbitri Jorgji është vendosur nën sulmin e tifozëve që kontestuan vendimet e tij. 

45’+1 – Samake avancon në krah dhe kroson për Bardhin, që gjuan, por nuk koordinohet mirë dhe nuk gjen portën e Pujës

35′ Egnatia pretendon për 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga ana e Samake, megjithatë kryesori Jorgji nuk është i këtij mendimi

 14′ Sërish rrezikshëm Egnatia, me Ilirid Ademin që avancon dhe kërkon Maganin në zonë, por Sofranac bën një ndërhyrje vendimtare dhe largon rrezikun.

 10′ – Magani merr një top në zonë dhe provon goditjen, por ka një devijim dhe sfera shkon larg kuadratit

 6′ – Goooool. Vendoset rregulli në fushë dhe Ibraimi ekzekuton goditjen e dënimit, duke dërguar topin në trekëndësh. Me një gol avantazh dhe një lojtar më shumë, gjithçka bëhet më e lehtë për Dinamon…

1′ – Zgjat vetëm 40 sekonda sfida për Gëzim Krasniqin, që bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Patrik Bardhit si lojtar i fundit dhe për Jorgjin nuk ka dyshime. Karton i kuq.


– Starton sfida në “Egnatia Arena”, me Dinamon që shqelmon topin e parë
Vendasit do të rreshtohen me skemën 4-3-3, teksa nuk ka asnjë ndryshim nga formacioni me të cilin Egnatia luajti në takimin e fundit të kampionatit kundër Vllaznisë në Shkodër.

E njëjta skemë taktike edhe për Dinamon. Reginaldo do ta nisë takimin si titullar, teksa Besir Demiri formon dyshen e qendrës së mbrojtjes bashkë me Sofranac. Nese nuk ia del mbrojtësi malazez, Sidibe tërhiqet në mbrojtje dhe luan Mihana.

Formacionet zyrtare

EGNATIA (4-3-3): Puja; Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Michael, Iseni, Levendi; Jackson, Ademi, Magani. Trajner: Zekirija Ramadani.
DINAMO (4-3-3): Simoni; Malikji, Sofranac, Demiri, Samake; Siljanovski, Lilaj, Sidibe; Ibraimi, Reginaldo, Denisson. Trajner: Bledi Shkëmbi.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...