Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Eliminon Napolin, Cremonese surpriza e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Cremonese i surprizon të gjithë duke eliminuar Napolin nga Kupa e Italisë dhe duke kualifikuar në fazën çerekfinale.

Koha e rregullt, por edhe shtesa e sfidës Napoli-Cremonese u mbyll me barazimin 2-2, kështu që u deshën penalltitë që të vulosnin fatet e këtij takimi, me Lobotkën që ishte ai i cili humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që vendasit të eliminohen.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Pickel në minutën e 18’.

Megjithatë vendasit gjetën barazimin në minutën e 33’ me Juan Jesus, teksa Simeone realizoi golin e dytë për Napolin në minutën e 36’.

Cremonese e kërkoi me ngulm barazimin dhe ia doli ta gjejë me Afena-Gyan në minutën e 87’, duke e çuar sfidën në shtesë, ku as ajo kohë nuk mjaftoi për të përcaktuar ekipin e kualifikuar për në çerekfinale dhe të eleminuarin nga Kupa e Italisë, ishin penalltitë të fituara nga Cremonese me rezultatin 4-5 që vendosën.

Kështu pas kësaj fitoreje Cremonese do të gjejë në çerekfinale skuadrën e Romës, që u kualifikua pas fitores minimale 1-0 ndaj Genoas.

Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 18’ me golin e Pickel.

Në minutën e 33’ pas një rrëmuje në zonë, Juan Jesus gjeti rrugën drejt rrjetës dhe barazoi për Napolin.

Tre minuta më pas, në minutën e 36’ Simeone shënoi golin e dytë për vendasit dhe përmbysi gjithçka.

Cremonese nuk dorëzohet, Afena-Gyan barazon me një goditje me kokë në minutën e 87’ dhe rindez shpresën te skuadra e tij.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...