Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Empoli fiton ndaj Napoli-t, shqiptarët e ndjekin ndeshjen nga “shtëpia”

Empoli rikthehet te triumfi dhe atë e bën ndaj Napoli-t në javën e 33-të të Serie A, ndërsa napolitanët nga ana e dytë numërojnë ndeshjen e dytë radhazi pa fitore.

Takimi i luajtur në “Stadio Carlo Castellani” u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua në minutën e 4’ nga Cerri.

Lexo edhe:

Në pjesën e mbetur të ndeshjes u provua nga të dyja skuadrat të gjendej rruga drejt rrjetës, por në fund gjithçka u mbyll me vetëm një gol.

Sa u përket lojtarëve shqiptarë të Empoli-t, Stiven Shpendi e ndoqi takimin nga stoli, teksa Ismajli dhe Berisha mungojnë pasi janë të dëmtuar.

Ndërsa nga ana tjetër, Rrahmani mungoi në këtë ndeshje të Napoli-t, pasi mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ishte i penalizuar për shkak të numrit të kartonëve.

Pas javës së 33-të të Serie A, Empoli renditet në vend të 15-ë me 31 pikë, teksa Napoli në vend të tetë me 49 pikë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...