Mirlind Daku protagonist në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonisti kryesor në golin e parë të Rubin Kazan ndaj Lokomotivës së Moskës. Në minutën e 21, Daku u nis në një aksion personal nga e djathta dhe dribloi me shumë klas një prej mbrojtësve ndërsa radhën e pati portieri, që gjithashtu u kalua me lehtësi nga 26-vjeçari.
Lexo edhe:
- E kryer/ Interi plotëson dëshirat e Lautaros, detajet e rinovimit
- Marrëveshja është arritur, zbulohet trajneri i ri i Bayernit
- Francesco Troise mban leksion si i ftuar special nga FSHF për kursantët e “UEFA PRO”
- Gjermania apo Bayern Munich? Nagelsmann vendos përfundimisht
Në fund, topin në rrjetë e shtyu shoku i skuadrës, Vada, por merita kryesore ishte e Dakut që duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë. Në këtë sezon, Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan.
Asisti i Dakut: