Italia fitoi me goleadë 5-2 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe tani shkon në sfidën e transfertës me Ukrainën për ndeshjen e fundit në grup me avantazhin e dy rezultateve në dispozicion për të ruajtur vendin e dytë. Skuadra e Spallettit thjesht duhet të shmangë humbjen për të mos u parakaluar nga rivali i drejtpërdrejtë në renditje.
Italia e zhbllokon shpejt takimin me Maqedoninë e Veriut në “Olimpico” të Romës. Në minutën e 17-të, Raspadori kroson në zonë për Darmian, që bën më të mirën me kokë, 1-0.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rishkruhet historia, Shqipëria në Europian!
- Ramadani, me heroin në fanellë: Arritje e madhe, kurrë nuk jam ndier kështu
- “Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë!
- Foto/ Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!
Italia praktikisht e mbyll që në pjesën e parë ndeshjen me Maqedininë e Veriut. Pas golit të Darmian, Jorginho humbi një 11-metërsh, por të kaltrit nuk u demoralizuan, duke shënuar dy gola të tjerë para se të të shkonin në dhomën e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.
Federico Chisa realizoi dy herë në fundin e fraksionit hapës, i shërbyer respektivisht nga Barella dhe Berardi.
Goli i dytë i sulmuesit të Juventusit është krejt i veçantë: goditja të jep përshtypjen se është e dobët, por çuditërisht top ulet përnjëherë e përfundon në rrjetë.
Maqedonia e Veriut e nis me gol pjesën e dytë, 3-1.
Rihap ndeshjen Maqedonia e Veriut me golin e Atanasovit në minutën e 74-t.
Italia nuk rrezikon më shumë, Raspadori realizon golin e katërt për të kaltrit, 4-2.
Takimi mbyllet me golin e pestë të Italisë të shënuar nga El Shaarawy, 5-2.
