Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Gega ndal Laçin në debutim, kurbinasit “harrojnë shijen e fitores”

Humbja me Tiranën duket se ka komplikuar totalisht ecurinë e Laçit, që për të tretën ndeshje radhazi nuk shkon dot përtej barazimit, ndonëse kalendari u ka rezervuar skuadra të fundit të tabelës së renditjes.

Pas barazimeve ndaj Egnatias dhe Kastriotit, sot ka qenë radha e Skënderbeut të vendit të fundit që të marrë një pikë në Kurbin, në ditën që trajneri Skënder Gega debutoi në stolin e korçarëve, ku mori vendin e Migen Memellit.

Kurbinasit ishin më të qartë në lojën e tyre, por jo në konkretizim, pasi Adeleke humbi disa raste shënimi, ndërsa korçarët bënë ndeshjen e tyre tipike, duke u mbrojtur me shumë forca dhe kundërsulmuar rrezikshëm.

Në minutën e 68’, ishte mbrojtësi Velkoski që komplikoi ndeshjen për Laçin, pasi u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë skuadra e Josës kërkoi deri në fund golin dhe e gjeti në shtesë, por gjithçka u anulua me ndërhyrjen e sistemit VAR, që evidentoi një pozicion jashtë loje të Guindo.

Ky barazim lë Laçin në vendin e dytë, por tashmë 10 pikë larg Tiranës kryesuese dhe thuajse tërësisht jashtë garës për titull, ndërsa Skënderbeu merr një pikë shprese, por mbetet në vendin e fundit.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

 

Abissnet Superiore
Java e 25

Laçi-Skënderbeu 0-0

Kronika e ndeshjes:

 – Mbyllet pa fitues sfida në Kurbin…

92’ – Ukja provon nga distanca, grushton Rexhepi, por topi shkon në këmbët e Guindou, që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Kurbinasit festojnë gjatë, por ndërhyn VAR-i, që evidenton një pozicion jashtë loje të sulmuesit dhe goli nuk vlen.

89’ – Dajan Shehi kthen keq një top drejt Rexhepit, por gardiani i korçarëve del shpejt dhe i heq mundësinë e shënimit, sulmuesi Zylfiu. Pretendojnë për penallti kurbinasit, por nuk mendon kështu arbitri Kreshnik Bajrami.

87’ – Ujka hyn mirë në zonë dhe lëshon një goditje të fortë me të majtën, por grushton Rexhepi, ndërsa më pas Dajan Shehi largon rrezikun, duke dërguar topin në këndore.

82’ – Mazrekaj dërgon një krosim të rrezikshëm nga këndi, duke gjetur Turkajn, që provoi goditjen, por Sadriu largon mbi vijën fatale, duke shpëtuar portën e korçarëve.

76’ – Tjetër kombinim i mirë i kurbinasve, me Guindo që provon goditjen, por gjuan dobët dhe topi zotërohet nga portieri Rexhepi.

72’ – Ka tension në tribuna mes tifozëve kurbinas dhe Vangjel Zguros. Ndërpritet ndeshja, teksa trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega ndërhyn për të larguar Zguron dhe qetësuar gjakrat.

69’ – Ekzekutohet goditja e dënimit, me topin që gjen Berishën në zonë, i cili godet menjëherë, por reagon po kaq mirë Dajsinani, duke grushtuar në këndore. Nga krosimi i ardhur nga këndi, provon sërish Berisha, por këtë herë nuk gjen portën

68’ – Velkoski humb Mensah dhe e ndal më pas me faull. Arbitri bajrami akordon karton të verdhë, por e korrigjon pasi rishikon aksionin në VAR. Velkoski është lojtari i fundit dhe ndëshkohet me karton të kuq. Laçi me 10 futbollistë.

63’ – Shkarkon të majtën edhe Ziko, që lëshon një “silurë” të rrezikshme, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

62’ – Ujka provon nga brenda zonës, por goditja është e lehtë dhe shkon në duart e Rexhepit pa probleme.

51’ – Ziko provon një krosim, por koordinohet keq dhe topi shkon jashtë, duke u përplasur fillimisht mbi traversën e Rexhepit, që shoqëron sferën për siguri.

46’ – Laçi e nis menjëherë në sulm, me një vertikalizim për Adeleke, por sulmuesi gjuan shumë dobët dhe nuk kërcënon portën e korçarëve.

 – Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola, me Laçin më kërkues dhe Skënderbeun, që u mbrojt mirë dhe provoi në kundërsulm, por pa rezultat.

42’ – Mazrekaj ekzekuton një goditje dënimi, duke hedhur një krosim të saktë për Shehun në zonë, por goditja me kokë e mesfushorit përfundon jashtë kuadratit të portës së Rexhepit.

17’ – Aksion mjaft i bukur i kurbinasve, me Adeleken që nuk koordinohet mirë dhe dërgon topin jashtë kuadratit.

 11′ Goditje dënimi për vendasit. Gjuajtje potente e Ujkës, grushton portieri Rexhepi.

 3′ Laçi jep sinjalin e parë. Aksion i gjatë i bardhezinjve, tenton Mazrekaj nga e majta, pret Rexhepi.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Malota, Velkoski, Ziko; Spahiu, Shehu, Ujka; Adeleke, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.

SKËNDERBEU (3-5-2): Rexhepi; Vitija, Shehi, Sadriu; Frashëri, Dwumfour, Mara, Jean Victor, Zguro; Berisha, Mensah. Trajner: Skënder Gega.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...