Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Juventusi i rrëmben pikën Cagliarit, rrezikon vendin e tretë?

Juventusi dështon të marrë fitoren ndaj Cagliarit në transfertë  (2-2) dhe ndoshta vë në diskutim edhe vendin e tretë në Serinë A, që i kërcënohet kryesisht nga Bologna, e cila ka pesë më pak, por një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Cagliari i realizoi golat në pjesën e parë, të dy me 11-metërsh, ndërsa reagimi i bardhezinjve erdhi në fraksionin e dytë, falë golit të Vlahovicit dhe autogolit të Dossenas.

Lexo edhe: 

Golat:

Dy gola brenda gjashtë minutave, të dy me 11-metërsh, vënë në pozitë të vështirë Juventusin në transfertë me Cagliarin.

“Zonja e Vjetër” e pa veten në disavantazh në minutën e 30-të, kur Gaetano u tregua i saktë nga 11 metra larg, 1-0.

Pa u “fikur” ende entuziazmi i golit të parë, ishullorët realizuan të dytin, po me penallti, këtë herë të ekzekutuar nga Yerry Mina, 2-0.

Shkurtohet në 2-1 diferenca. Vlahovic realizon një gol të bukur nga goditja standarde.

Pak minuta para mbylljes së kohës së rregullt, autogoli i Dossenas barazon rezultatin, 2-2.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....