Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Miqësorja e fundit përpara Euro 2024, Kroacia mposht Portugalinë

Kroacia fitoi 2-1 miqësoren në Lisbonë përballë Portugalisë, e fundit përpara nisjes së Euro 2024. Aty ku skuadra e Zlatko Dalic është pjesë e grupit B.

Bashkë me Italinë, Shqipërinë dhe Spanjën. Dueli kundër kuqezinjve të Sylvinhos do të zhvillohet në Hamburg, në datën 19 qershor.

Luka Modric zhbllokoi takimin me penallti, ndërkohë që luzitanët barazuan sapo nisi pjesa e dytë me anë të Diogo Jotës.

Gjithsesi, kombëtarja ballkanike shënoi sërish me anë të Ante Budimir, duke siguruar një fitore morali përballë një kundërshtari të fortë.

Miqësore
PORTUGALI-KROACI 1-2 (Diogo Jota 48′ / Modric (p) 8′, Budimir 56′)

Goli i dytë i Kroacisë

 

Goli i Portugalisë

 

Goli i parë i Kroacisë

 

Penalltia

 

Kroacia, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024, po luan miqësoren e fundit përpara nisjes së Europianit.

Lexo edhe:

Kundër Portugalisë në Lisbonë, përballje që po transmetohet live në SuperSport 2. 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...