Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Video/ Muçi shënon një “perlë” në Turqi, goli i tretë në superligën turke

Enerst Muçi ka gjetur përsëri golin në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi arriti që të realizojë golin e parë të ndeshjes në përballjen e javës së 33-të mes Besiktas dhe Ankaragücü. 23-vjeçari realizoi një gol fantastik me një goditje me të majtën në minutën e 18-të, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit.

Goli i tretë për Muçin me fanellën e Besiktas, ku u transferua gjatë merkatos së dimrit për shifrën e 10 milionë eurove. Sulmuesi është përshtatur mjaft mirë dhe po e ndihmon jo pak skuadrën e tij.

Besiktas kërkon pjesëmarrjen në Europë, për të shpëtuar një sezon që nuk ka shkuar mirë, teksa deri më tani ka grumbulluar 48 pikë, duke u pozicionuar në vendin e katërt me 4 pikë më pak se Trabzonspor i vendit të tretë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...