Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Nga Rooney, te Garnacho, golat më të bukur me roveshiatë në Premier League

VIDEO/ Nga Rooney, te Garnacho, golat më të bukur me roveshiatë në Premier League
VIDEO/ Nga Rooney, te Garnacho, golat më të bukur me roveshiatë në Premier League

Alejandro Garnacho përjetësoi imazhin si lojtar i Manchester United me golin e realizuar me roveshiatë ndaj Evertonit. Vetëm pasi kishin kaluar vetëm tre minuta në “Goodison Park”, Diogo Dalot harkoi shkëlqyeshëm drejt argjentinasit dhe lojtari u kthye instiktivisht për të goditur me roveshiatë.

Pak sekonda më vonë e pa topin në rrjetën e Jordan Pickford me mosbesimin më të lartë. Ekzekutimi i mrekullueshëm bëri që të hynte menjëherë në debatin e golave më të bukur të realizuar me roveshiatë në Premier League dhe jo vetëm.

Goli i parë që të vjen në mendje pasi sheh realizimin e Garnachos, është ai i Wayne Rooney ndaj Manchester City në 2011. Goli i Rooney nuk ka nevojë për përshkrim të tepruar, pasi ishte një realizim i një cilësie shumë të rrallë.

Sa i takon teknikës së përdorur, të dy janë të ngjashëm, me lojtarët që automatikisht kthehen me shpinë nga portë dhe rrotullohen sipas këndit të duhur për t’u koordinuar me topin, por goli i Garnachos ishte një goditje më e pastër, ndërkaq krosimi për Wayne Rooneyn u devijua nga kurrizi i Pablo Zabaletës.

Finalizimi i golashënuesit më të mirë në historinë e United pati një kontekst të jashtëzakonshëm, pasi u shënuar në minutat e fundit të derbit ndaj Man.City, me sfidën që po shkonte drejt një barazimi 1-1. Djajtë e Kuq fituan titullin në pjesën e mbetur të sezonit dhe fitorja e arritur falë golit të Wayne Rooney i ndihmoi masivisht.

Lexo edhe: 

Një tjetër gol është në mënyrë të padiskutueshme e diskutimit është goli i realizuar nga Cristiano Ronaldo në vitin 2018 ndaj Juventusit në Champions League. Si për dallim nga dy golat e shënuar në Premier League, portugezi e goditi topin në një lartësi më të madhe dhe ishte një gol që mori dhe duartrokitjet e publikut vendas në Torino.

Kampionati anglez ka përjetuar një sërë golash me roveshiatë përgjatë viteve dhe mund të përmendim më të spikaturit. Sebastian Haller në vitin 2020 përballë skuadrës së Crystal Palace. Roveshiata e famshme e Dimitar Berbatov në 2010 ndaj Liverpoolit, me bullgarin që realizonte një tripletë në atë ndeshje dhe rezultonte decisiv për United në fitimin e titullit kampion.

Christian Benteke ndaj Manchester United në 2015. Emre Can ndaj Watford, goli i mesfushorit gjerman gëzon gjithashtu një vlerësim shumë të lartë për shkak të largësisë nga ku goditi topin.

Roveshiata është gjithnjë një mënyrë unike për të impresionuar dhe është e vështirë të bësh dallime ndërmjet njërës dhe tjetrës. Për aq kohë sa futbollistët vijojnë të na japin momente të tilla gjenialiteti në fushën e lojës, do të mbetemi gjithmonë idealistë të çmenduar pas lojës së bukur.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...