Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Përmbysja e radhës në kryeqytet, Reali rikthehet në krye

Reali i Madridi triumfoi 2-1 ndaj Real Sociedad, duke rimarrë vendin e parë në La Liga. Pesë ndeshje dhe 15 pikë të plota për skuadrën e Carlo Ancelottit, që regjistroi një tjetër sukses me përmbysje në kryeqytet.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit bask, që gjeti shpejt golin me anë të Ander Barrenetxea. Gjithsesi, Reali reagoi në të dytën.

Lexoni edhe:

Dhe siguroi tri pikë fantastike falë golave të Federico Valverdes dhe Joselut. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Fran Garcia, autori i dy asisteve.

 

La Liga
REAL MADRID-REAL SOCIEDAD 2-1 (Valverde 46′, Joselu 61′ / Barrenetxea 4′)

4′ Real Sociedad në avantazh. Ander Barrenetxea u ndal dy herë nga Kepa Arrizabalaga, i cili nuk ia doli të evitonte golin e 21-vjeçarit.

 

11′ Skuadra mike shënoi sërish në minutën me anë të japonezit Kubo, por goli u anulua për pozicion të parregullt.

 

16′ Shans i artë për të barazuar për Realin, por Joselu bëri më të vështirën. Duke goditur traversën në portën bosh pas topit të marrë nga Carvajal.

 

18′ Provon sërish Joselu. Në gatishmëri portieri Alex Remiro.

 

31′ Miqtë pranë golit të dytë. Kubo gjen bukur në zonë Mikel Merinon, i cili gjuan me kokë. Grushtim fantastik i Kepa Arrizabalaga.

 

46′ 40 sekonda nga pjesa e dytë, dhe barazim 1-1. Federico Valverde dërgon topin në rrjetë më një gjuajtje të fortë.

 

61′ Reali përmbys rezultatin. Krosim i bukur i Fran Garcias, finalizim fantastik me kokë i Joselut. Festë në stadium.

 

90′ Reali pranë golit të tretë. Brahim Diaz kroson nga e djathta, “zhytet” me kokë Jude Bellingham, pritje shumë e bukur e portierit të Sociedadit.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...