Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

VIDEO/ Përplasje dhe rrëzim masiv, katër çiklistë përfundojnë në spital

Një përplasje masive dhe e frikshme ka ndodhur në Tour de Bretagne, duke sjellë anulimin e fazës së gjashtë të këtij turi në çiklizëm.

Një grup i madh çiklistësh u përplasen me njëri-tjetrin në një rrugë të ngushtë dhe me baltë në një pjesë të saj, që mendohet që shkaktoi rrëzimin.

Video është kthyer virale në rrjetet sociale. Ndërkohë, organizatorët vendosën ta anulonin fazën e gjashtë për të garantuar sigurinë e sportistëve.

Lexo edhe: 

Rënia masive ndodhi në kilometrin 122, teksa katër çiklistë përfunduan në spital për të mjekuar plagët. Edhe pse ambulancat e garës u mobilizuan dhe ndihmuan të lënduarit, siguria e çiklistëve nuk mund të garantohej më.

Tour de Bretagne do të rifillojë të hënën (sot), 1 maj, për fazën e 7-të dhe të fundit nga Pire-Chance/Le Chateau des Peres drejt Chateaugiron (163.5 km).

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...