Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Rafa Leao “show”, Milanin nuk e ndal as Fiorentina

Rafael Leao udhëheq Milanin drejt fitores së gjashtë radhazi mes Serie A dhe Europa League. Kuqezinjtë siguruan tri pikët falë suksesit 1-2 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Duke kaluar me sukses një transfertë të komplikuar dhe duke forcuar pozitat në vendin e dytë. Pasi distanca me Juventusin ka shkuar 6 pikë.

Ndeshja ishte tepër e bukur dhe e luftuar. Rastet nuk munguan, ndërkohë që fraksioni i parë nuk dhuroi gola.

Pjesa e dytë nisi e zjarrtë. Ruben Loftus-Cheek kaloi ekipin e Stefano Piolit në avantazh pas asistit me finte të Rafa Leaos.

Gjithsesi, vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën me Duncan. Tri minuta festë në stadium, pasi Milani rigjeti sërish avantazhin.

Falë një goli fantastik të Leaos, i cili la pas mbrojtësit kundërshtarë dhe dribloi portierin Terracciano. Më pas mendoi Mike Maignan të ruante avantazhin e Milanit me pritjet e tij.

Serie A
FIORENTINA-MILAN 1-2 (Duncan 50′ / Loftus-Cheek 47′, Leao 63′)

76′ Shënon Christian Pulisic, por anulohet goli për pozicion të parregullt të amerikanit.

 

72′ Sërish Maignan, i cili tregohet i vëmendshëm ndaj “parabolës” së Rolando Mandragorës.

 

64′ Gjuan bukur Belotti, “fluturon” Mike Maignan.

 

53′ Rafa Leao “show” në “Artemio Franchi”. Milani rikthehet në avantazh. 

 

50′ Reagon menjëherë Fiorentina, që rikthen baraspeshën falë një goli të bukur të Alfred Duncan.

 

47′ Asist me finte i Leaos, Ruben Loftus-Cheek kalon kuqezinjtë në avantazh. 

 

44′ Dy mundësi të mira për Milanin. Terracciano reagon ndaj goditjes së Leaos. Më pas, portugezi dhuron një pasim të bukur për Giroud, i cili gjuan mbi tra.

 

32′ Leao futet bukur në zonën kundërshtare, por tregohet egoist. Duke mos pasuar për Chukwuezen.

 

 28′ Provon edhe Jonathan Ikone, topi jashtë.

 

27′ Pasiguri në prapavijën kuqezi. Andrea Belotti del i vetëm përballë Mike Maignan. Por nuk arrin të mposhtë portierin francez.

 

17′ Minuta të mira për kuqezinjtë. Kroson Leao, gjuan me kokë Chukwueze, reagon Terracciano.

 

11′ Niset Rafael Leao, por gjuajtja e portugezit nuk është e saktë.

 

7′ Aksion shumë i bukur i Samuel Chukwuezes. Nigerian pason për Oliver Giroud, qendrore gjuajtja e francezit.

 

 

Fiorentina është pengesa e radhës për Milanin, që ka fituar pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit italian dhe Europa League.

Lexo edhe:

Një ndeshje e fortë në “Artemio Franchi”, duel që do të transmetohet live në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...