Connect with us

Hi, what are you looking for?

Video

VIDEO/ Shënoi supergol ndaj Atalantës, Lautaro dedikim të veçantë për fitoren

VIDEO/ Shënoi supergol ndaj Atalantës, Lautaro dedikim të veçantë për fitoren
VIDEO/ Shënoi supergol ndaj Atalantës, Lautaro dedikim të veçantë për fitoren

Lautaro Martinez shënoi një gol spektakolar, të 12-in sezonal në 11 ndeshje kampionat, i cili rezultoi vendimtar për triumfin e Interit në transfertën e vështirë ndaj Atalantës.

Pas ndeshjes kapiteni zikaltër u shfaq mjaft i lumtur, teksa theksoi se nuk sheh nga renditja e golashënuesve, por vetëm të ndihmojë Interin.

“Ishte një transfertë e vështirë, ku asnjë skuadër nuk kishte arritur të shënojë deri sot. Bëmë mirë, vuajtëm, por fituam dhe morëm tre pikë mjaft të rëndësishme. Nuk shoh renditjen e golashënuesve, pasi objektivi im është të ndihmoj Interin. Nëse nuk shënoj, dua të ndihmoj me pasime goli apo duke vrapuar”, tha Lautaro.

Lexo edhe:

Kapiteni zikaltër nuk ngurroi të ndajë suksesin me mbrojtësin francez, Pavard, i cili u dëmtua në gju dhe la fushën e lojës pas 24 minutash.

“Dua t’i dedikoj fitoren Pavardit, që u dëmtua sot. Ka ardhur këtë verë, por po na jep një ndihmë shumë të madhe në fushë. Shpresoj që të jetë dëmtim i lehtë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushë”, tha kapiteni zikaltër.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...