Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Gola dhe asiste: Rroca, Çekiçi dhe Bardhi protagonistë në Turqi

Gola dhe asiste të lojtarëve shqiptarë në Turqi. Istanbulspori humbi 2-4 në shtëpi përballë Pendiksporit, sfidë ku vendasve nuk u mjaftoi goli dhe asisti i kapitenit Eduard Rroca.

Skuadra ku luajnë edhe Florian Loshaj, i cili gjithashtu luajti titullar, edhe Valon Ethemi (i dëmtuar), mbetet në vendin e parafundit në Superligën turke me 5 pikë.

 

Rroca dhuroi asistin e golit që barazoi takimin në 1-1 pesë minuta përpara fundit, por në shtesat e së parës u shfaq protagonist Endri Çekiçi në krahun tjetër.

 

Duke dhuruar asistin e golit që kaloi Pendiksporin në avantazh 1-2. Skuadra udhëtuese realizoi edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të takimit.

Lexo edhe:

Ndërkohë që një minutë përpara fundit Rroca tundi rrjetën kundërshtare, duke shënuar golin e dytë për Istanbulsporin. Dhe të parin për të në këtë sezon në kampionat.

 

Feston edhe Jurgen Bardhi në divizionin e dytë të futbollit turk. “Ish”-i i Partizanit realizoi me penallti golin e fitores për Keciorengucu, që triumfoi 2-3 me përmbysje përballë Corum.

Bardhi goditi saktë një penallti nëntë minuta nga fundi, duke i dhuruar skuadrës së tij suksesin e dytë radhazi në transfertë. Ky ishte goli i parë sezonal për 25-vjeçarin nga Fushë Kruja.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...