Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Spektakël në Al Nassr-Al Shabab, Ronaldo-Mane protagonistë, sfida mbyllet me katër gola

Al Nassr bën “poker” në takimin e javës së katërt të Saudi Pro League, ku përballë kishte Al Shabab.

Ashtu si një javë më parë edhe në këtë takim që u mbyll me rezultatin 4-0, protagonistë ishin Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Lexoni edhe:

Portugezi zhbllokoi sfidën në minutën e 13’ ndërsa realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa gjashtë minuta më pas sulmuesi gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, pro pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për një faull.

Megjithatë në minutën e 38’ Al Nassr fitoi sërish penallti, e cila u ekzekutua më së miri nga Ronaldo.

Dy minuta më pas Cristiano asisto Mane-n, me senegalezin që shënoi golin e tretë për ekipin dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0.

Fraksioni i dytë po ashtu foli për vendasit, të cilët fituan sërish penallti, por që Ghareeb nuk ia doli ta çonte topin në rrjetë.

Si të mos mjaftonte rezultati në minutën e 79’ miqtë mbetën me një lojtar më pak në fushën e lojës, pasi Banega mori karton të kuq.

Al Nassr e shfrytëzoi superioritetin numerik dhe një minutë më pas Al Ghannam realizoi golin e katërt.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-0 me Al Nassr që pas javës së katërt shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të gjashtë, teksa Al Shabab renditet në vend të 17-të me dy pikë.

Golat:

Vendasit morën avantazhin që në minutën e 13’, me Cristiano Ronaldon që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 38’ portugezi realizoi sërish nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dyfishuar avantazhin e Al Nassr.

Ndërsa në minutën e 40’, i asistuar nga Ronaldo, Sadio Mane gjeti rrugën drejt rrjetës, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...