Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Super Yamal, “magjia” e 16-vjeçarit ngjit Barcelonën të dytën

Barcelona i falet një supergoli të Lamine Yamal për të thyer 1-0 Mallorcën e Vedat Muriqit (titullar). Katalanasit humbën një penallti në pjesën e parë.

Ishte minuta e 24’ kur Ilkay Gundogan nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. Me goditjen që iu prit nga portieri i skuadrës ishullore.

Gjithsesi, për të zgjidhur hallet e Xavit mendoi talenti 16-vjeçar me golin e mrekullueshëm që realizoi 17 minuta përpara fundit.

La Liga
BARCELONA-MALLORCA 1-0 (Yamal 73′)

73′ Fantastik Lamine Yamal, i cili zhbllokon sfidën falë një goli të jashtëzakonshëm.

 

24′ Gjuan Ilkay Gundogan, grushton topin portieri i Mallorcas.

 

 

22′ Ndërhyn VAR-i pas kontaktit në zonë mes Jose Copete dhe brazilianit Raphinha. Kryesori akordon penallti për skuadrën e Xavit.

 

Barcelona kërkon rikthimin te fitorja pas barazimit pa gola në transfertë kundër Athletic Bilbaos. Mallorca është rivali i radhës për katalanasit.

Skuadra ishullore po kalon një moment fantastik, teksa ka siguruar edhe kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit.

Lexo edhe:

Vedat Muriqi e ka nisur si titullar për miqtë. Barcelona-Mallorca do të transmetohet live në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...