Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

VIDEO/ Tetë muaj pa luajtur, apo tetë mua pa seks? Ja si përgjigjet Neymar

Neymar ka shijuar ditët e fundit një udhëtim luksoz në krocierë përkrah këngëtarëve të njohur, personazheve të tjera të famshme dhe influencuesve. Ndërkohë, sulmuesi i Al-Hilal vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim në gju, i pësuar në ndeshjen Uruguay-Brazil për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2026.

Larg fushës së blertë që prej 17 tetorit, “ylli” i “Seleçaos” pritet të kthehet në aksion në muajin gusht. 31-vjeçari u gjend në një situatë të vështirë kur iu bë një pyetje e pazakontë gjatë një shfaqjeje humori.

Çfarë preferon Neymar, të luajë futboll apo të bëjë seks?

Aktori i humorit, Renato Albani, mik personal i Neymarit, i bëri numrit “10” të Brazilit një pyetje të diskutueshme: “A do të preferonit të lëndonit gjurin dhe të kalonit tetë muaj pa luajtur apo të lëndonit “hallatet” dhe të kalonit tetë muaj pa bërë seks?”.

Lexo edhe:

Pyetja e la të hutuar futbollistin, i cili duke qeshur me situatën e pyeti aktorin e humorit: “Por para apo pas dëmtimit?”. Albani vazhdoi me batutë: “Si mund të kalojë Neymar tetë muaj pa bërë seks? Janë vajzat që bëjnë seks me të, pasi ai nuk lëviz dot”.

“Po bëj shaka. Neymar është një djalë besimtar., është shumë i mirë. Ka luajtur për Barçën, është mik i Mbappesë, gjuan penalltitë përpara Cavanit, ka mashtruar Al-Hilalin…” vijoi aktori i humorit, përpara se sulmuesi ta ndërpriste për të thirrur “sigurimin” për ta “zbritur nga skena”. Gjithçka në kuadër të shakasë.

https://twitter.com/i/status/1740758986054598748

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...