Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Torino-Udinese ndahen në paqe, Bologna triumfon ndaj Atalanta-s

Torino-Udinese ndajnë pikët në javën e 17-të të Serie A, me sfidën që u mbyll me barazimin 1-1.

Ndeshja foli më shumë për vendasit, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.

Lexoni edhe:

U deshën rreth 81 minuta lojë, që Udinese të merrte avantazhin me golin e realizuar nga Zarraga.

Ndërsa në minutën e 88’ Ilic realizoi një perlë të vërtetë dhe i dha barazimin ekipit të tij.

Pas javës së 17-të Torino renditet në vend të 10-të me 24 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 16-të me 14 pikë.

Ndërkohë Bologna merr një fitore të rëndësishme ndaj Atalanta-s në shtëpi, me takimin e raundit të 17-të që u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, teksa goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Ferguson në minutën e 86’.

Kështu Bologna aktualisht renditet në vend të katërt me 31 pikë, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër formën e mirë, teksa Atalanta e Berat Gjimshitit, me kapitenin “kuqezi” që vazhdon të mbajë të paprekur rolin e titullarit, rendite në vend të shtatë me 26 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...