Indrit Tuci nuk ndalet në Kroaci. Sulmuesi kurbinas ndodhet në formë të shkëlqyer dhe sot ka gjetur golin e radhës me Lokomotivën e Zagrebit.
23-vjeçari zhbllokoi në minutën e 27’ duelin shtëpiak përballë Rijekës kryesuese, duke kaluar Lokomotivën në avantazh.
Lexo edhe:
- Air Albania në kapacitet maksimal, biletat mbarojnë për pak orë
- Stuhia Ciara godet Shqipërinë, FSHF shtyn disa ndeshje të fundjavës
- “Faleminderit Spalletti, por ndihem argjentinas”, talenti i Serie A refuzon Italinë
- Ndryshon organizimi i “Topit të Artë”, ndërhyn edhe UEFA! Shtohen dy çmime të reja
Tuci fitoi duelin e shpejtësisë me mbrojtësin kundërshtar dhe dërgoi topin saktësisht në rrjetën e Rijekës.
Ky është goli i pestë sezonal në HNL për sulmuesin shqiptar, i cili shënoi edhe në derbin e kryeqytetit përballë Dinamos fundjavën e kaluar.
