Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Video/ Rasti i humbur nga Rennes, për të vënë duart në kokë

Futbolli është loja e befasive të mëdha, i momenteve të pabesueshme që shpeshherë të bëjnë të vësh duart në kokë. Në takimin mes Rennes dhe Lyonit, në minutën e 17-të, vendësit humbën një rast flagrant, me portën pa portier.

Fillimisht ishte Martin Terrier që, pasi mori një top në zonë, me portierin jashtë loje, u ndal nga mbrojtësi Dubois, por topi shkoi te Gaetan Laborde, që sërish me portierin larg pozicionit të tij, goditi drejt e në këmbët e Guimaraes. Si mund të humbet një rast i tillë!

Gjithsesi, ky rast flagrant i humbur nuk pati ndikim në rezultatin përfundimtar, pasi Rennes e shkatërroi 4-1 Lyonin. Laborde shënoi në fundin e pjesës së parë për vendësit, ndërsa në fraksionin e dytë e tundën rrjetën Traore dhe dy herë Truffert. Në kohën shtesë Paqueta realizoi me 11-metërsh golin e nderit.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...