Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Vora nuk fal Flamurtarin, Elbasani fiton në transfertë

Pas dy barazimeve radhazi, Vora rikthehet te fitorja dhe këtë e bën ndaj një rivali direkt si Flamurtari duke i mposhtur vlonjatët me rezultatin 3-1. Në fakt, sfida nuk nisi mirë për vendasit duke qenë se ishin kuqezinjtë të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Souza de Oliveria në minutën e 12.

Megjithatë, Vora e kaloi shpejt momentin e vështirë dhe pas tetë minutash barazoi me anë të Jurgen Vrapit. Në minutën e 40, vendasit përmbysën ndeshjen falë golit të Fatmir Prengajt. Në fraksionin e dytë, Vora gjeti edhe golin e tretë me anë të Eridon Qardakut në minutën e 59 duke vulosur trepikëshin. Pas kësaj fitorje, Vora ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë ndësa Flamurtari renditet në vendin e katërt po me 27 pikë.

Lexoni edhe:

Në ndeshjen tjetër, Elbasani fitoi në transfertë me shifrat 0-1 duke iu falur një goli autogoli të Maksutit në minutën e 59. Falë këtij trepikëshi, verdheblutë ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të dytë, ndërsa nga ana tjetër, Apolonia mbetet në vend të pestë me 26 pikë.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...