Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Wenger: E kam thënë se Mbappe është Pele i ri, por më quajtën të çmendur

Arsene Wenger, ish-trajneri i famshëm i Arsenal ka theksuar së fundmi se sipas mendimit të tij Kylian Mbappe është më i fortë se Erling Haaland. Francezi shprehet se sulmuesi i PSG i ka kujtuar një legjendë botërore si Pele në momentin kur e ka parë të luajë për herë të parë, ndërsa shtoi 23-vjeçari di të lexojë shumë mirë situatat gjatë një ndeshje.

“Mbappe është një lojtar të cilin e ke të pamundur ta ndalësh, këtë e vërtetoi edhe kundër Real Madrid. Për momentin është më i fortë se Haaland, nëse shohim numrat e tij apo atë që ka fituar me kombëtaren dhe kuptojmë se është vetëm 23 vjeç atëherë do të thotë se është diçka e jashtëzakonshme.

Pasuesi i Messit dhe Ronaldos? Po, është numri një. Edhe pse kur e kam parë për herë të parë të luajë, kam thënë se kemi përballë Pelen e ri dhe të gjithë menduan se unë isha i çmendur. Por, ai është duke arritur një nivel shumë të lartë. Është i shkëlqyer dhe ka shumë fantazi, jo vetëm shpejtësi. Është inteligjent, ka teknikë dhe e gjen shumë mirë kohën për të sulmuar, di t’i lexojë shumë shpejt situatat e lojës, Mbappe është një shpirt i lirë”, u shpreh Wenger.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...