Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi i drejpërdrejtë: Nuk arrij ta kuptoj Dembele! Koha e tij po mbaron…

Xavi është ndalur për të disatën herë te situata e Ousmane Dembele. Sulmuesi francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. 140 milionë eurot që klubi katalanas shpenzoi për të në verën e vitit 2017 nuk i ka justifikuar kurrë, por ai po lodh drejtuesit dhe trajnerin edhe në lidhje me rinovimin.

Pretendimet e tij janë të parealizueshme, 24-vjeçari kërkon 200 milionë euro pagë bruto për pesë vjet, plus 20 milionë si bonus për nënshkrimin. Te Barcelona e kanë humbur durimin dhe janë gati ta shesin në këtë seksion të merkatos për shumën e 20 milionë eurove.

Xavi nuk po e kupton lojën e sulmuesit të djathtë, por koha po mbaron dhe largimi i tij në kushte të tilla është i paevitueshëm. “Ne nuk mund të presim Dembele. Ai ose rinovon kontratën ose duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme për ta shitur.

Sigurisht që nuk kam ndërmend ta dërgoj në tribunë lojtarin. Ai është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por në anën tjetër nuk po firmos kontratën e re”, deklaroi trajneri i skuadrës spanjolle.

E ardhmja e lojtarit francez do të jetë me shumë mundësi Premier League, aty ku e pëlqejnë dhe e kërkojnë klube si Manchester United dhe Liverpool.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...