Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare/ Manchester United “blindon” portën me “gardianin” e kombëtares turke

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e portierit turk Altay Bayindir nga Fenerbahce për 4.3 milionë stërlina. 25-vjeçari, i cili ka pesë paraqitje me kombëtaren turke, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027.

Sezonin e kaluar ai ishte lojtar kyç për Fenerbahçen në suksesin e arritur në Kupën e Turqisë, ndërsa kampionat klubi nga Stambolli u rendit u dyti.

“Është nder i madh të bashkohem me Manchester United dhe të bëhem lojtari i parë turk që përfaqëson këtë klub të jashtëzakonshëm”, tha Bayindir.

“Do të jap gjithçka për të ndihmuar këtë grup të veçantë lojtarësh për të arritur ambiciet tona. Mezi pres të filloj të punoj me një grup portierësh të tillë me përvojë. Ne do të mbështesim njëri-tjetrin në mënyrë që secili prej nesh të jetë gati për të performuar sa herë që na kërkohet.”

Lexoni edhe:

Blerja e Bayindir ndodhi për shkak të largimit të largimin të Dean Henderson, i cili iu bashkua Crystal Palace për 20 milionë stërlina.

Numri një i sezonit të kaluar David de Gea, i cili bëri 545 paraqitje për klubin në total në një periudhë 12-vjeçare, gjithashtu u largua nga klubi pasi palët nuk arritën marrëveshjen për një kontratë të re.

Bayindir bëhet portieri i dytë që i bashkohet Man. United këtë verë pas kamerunasit Andre Onana nga Interi për 47.2 milionë stërlina.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...