Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lukaku entuziazmon tifozët verdhekuq: Me Mourinhon mund të bëj gjëra të bukura

Romelu Lukaku mbërriti në Romë në një atmosferë entuziazmi të shfrenuar. Belgu ka kryer stërvitjen e parë me grupin dhe më pas ka dhënë intervistën e zakonshme për kanalet zyrtare të verdhekuqve.

E prisnit një pritje të tillë?

Jo, trajneri më shkroi kur mbërrita dhe më tha se kishte diçka ndryshe nga ajo që prisja dhe u emocionova. Sigurisht që është një motiv shtesë për të bërë mirë.

E keni ndier atmosferën në distancë?

Po, kur marrëveshja mes klubeve ishte afër, shumë njerëz rreth meje më thanë se tashmë tifozët më prisnin në Romë. Isha i fokusuar që të përgatitesha mirë, të isha në formë. Dhe këtu ishte bukur të shihje tifozët kështu. Mezi pres të filloj të luaj për këtë ekip.

Klubi ju kërkonte me ngulm, sa ndikoi në vendimin tuaj përfundimtar?

Pronarët më thirrën disa ditë para marrëveshjes, mendoj se kemi biseduar për gjysmë ore për ambiciet që kanë për këtë klub dhe për tifozët. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

Keni fluturuar me Dan dhe Ryan Friedkin, a arritët të flisnit me ta?

Po, ne folëm për atë që ata presin nga ekipi dhe nga unë, unë dëgjova. Tani po fillojmë të bëhemi seriozë, kam besim te ekipi. Duhet të jemi të përulur  dhe të punojmë së bashku për t’u përmirësuar çdo ditë dhe për të arritur rezultate të mira. Kështu që unë i jetoj gjërat, shpresoj të ndihmoj skuadrën.

Cili është efekti i punës me Mourinhon?

Që në moshën 11-vjeçare doja të më stërvitje Mourinho. Ai më njeh, njeh edhe familjen time. Së bashku mund të bëjmë gjëra të bukura. Kemi një ekip të mirë. Ne duhet të punojmë.

Lexoni edhe: 

Gjeni shumë lojtarë të cilët i keni përballur si kundërshtarë…

Kam parë shumë ndeshje nga viti i kaluar dhe ato të luajtura tani, i njoh mirë. Më duhet të pyes se çfarë u pëlqen në fushë që të përshtatem.

Kam luajtur këtu si kundërshtar, ishte bukur të shikoje tifozët që këndonin dhe të jepnin gjithçka për ekipin.

Keni një mesazh për ta?

Faleminderit për mikpritjen. Mezi pres t’ju shoh në stadium dhe të bëj mirë me këtë ekip. Para Roma!

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...