Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zyrtare, Manchester United njofton firmën me Mason Mount

Manchester United zyrtarizoi transferimin e Mason Mount nga Chelsea, me mesfushorin anglez që firmosi një marrëveshje 5-vjeçare në “Old Trafford”.

Mount kishte spikatur si prioriteti i Erik ten Hagut në merkaton e kësaj vere, me “Djajtë e Kuq” që panë disa oferta t’u refuzoheshin nga Chelsea në javët e fundit.

Pas shumë negociatash të dështuara United dhe Chelsea më në fund ranë dakord për një shumë prej 55 milionë paundësh, plus 5 të tjera në formë bonusesh për transferimin e Mount.

24-vjeçari do të fitojë 250 mijë paund në javë tek United një rritje e ndjeshme në krahasim me pagën prej 75 mijë paundësh në javë që kishte te Chelsea.

Mbërritja e tij vjen në kohën perfekte për Ten Hag dhe United që do të fillojnë përgatitjet para sezonale me një miqësore përballë Leeds javën e ardhshme.

Lexo edhe: 

Mount mund të bëjë debutimin e tij në atë ndeshje, mesfushori anglez shkon te United pas një sezoni jo me aq shkëlqim te Chelsea. Ai bëri 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet me blutë, duke shënuar 3 gola dhe dha dhe 6 asiste, duke rezultuar nën pritshmëritë e Chelsea.

Pavarësisht një sezoni jo në lartësinë e duhur te United e dëshironin me ngulm, dhe ai duket se do të zëvendësojë Christian Eriksen me aftësinë për të luajë në mesfushë. Ky transferim i jep fund një eksperience prej 18 vitesh të Mount te Chelsea, e cila ka filluar që ku ai u bashkua me akademinë e klubit në moshën 6-vjeçare.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...